Ndërtimet vijojnë, kryeson Tirana me sipërfaqet më të mëdha të lejeve të dhëna

Ndërtimet e reja do të vijojnë edhe më tej bazuar në shtimin e sipërfaqeve të lejeve të dhëna edhe në 3 mujorin e dytë të vitit. Instituti i Statistikave bën të ditur se për periudhën prill-qershor janë dhënë 354 leje me një sipërfaqe totale 844.137 m2.

Janë ndërtesat për banim ato të cilat zënë edhe përqindjen më të lartë të lejeve me 70.7%, pjesën më të madhe të të cilave e zënë ato me më shumë se 3 kate ose ndërtesa për komunitetet. Në ndërtesa jorezidenciale të cilat zënë 18% të totalit përfshijnë lejet për hotelet, ndërtesat tregtare industriale por dhe zyrat. Por edhe punimet inxhinierike kryesisht tek linjat e ujësjellësve.

Ndalur sipas qarqeve, Tirana kryesor në lejet e ndërtimit por dhe sipërfaqeve. Sipërfaqet e lejeve për ndërtesat e reja arritën në 667 mijë metër katror, një dyfishim krahasuar me prill-qershor 2023. Pasuar më tej nga Durrësi, Vlora, Elbasani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?