Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Rama: Do të sjellë mijëra mundësi për punësim
Bashkim i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA-Group (48%); 2A Group SH.PK (2%) është shpallur fituese për ndërtimn e aeportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se vlera e investimit do të jetë 103.966.030 euro. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë si një investim madhor që do të sjellë mijëra mundësi për punësim. ”Katër aeroporte për Shqipërinë e vënë vendin në një nivel tjetër për realizimin e vizionit të rilindësve tanë”, tha kreu i qeverisë.