Ndërtimi i hidrocentralit ”Doma”, banorët bllokojnë mjetet e subjektit ndërtues: Në kundërshtim me ligjin

Banorët e fshatit Kurdari në Klos bllokuan sërish mjetet e subjektit “Global Interprise Group”, që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Ata shprehen se punimet po zhvillohen në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e komunitetit, ndërkohë që prej muajsh ata kanë bllokuar disa herë kantierin për të penguar hapjen e kanalit dhe rrugëve të reja në zonën pyjore.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas përplasjes së ashpër mes banorëve dhe administratorit të kompanisë, Ashim Doma, e cila u përshkallëzua në incidente fizike dhe verbale, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Sot, në terren kanë mbërritur për inspektim edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të cilët kanë kryer verifikime lidhur me punimet.

Banorët theksojnë se do të vazhdojnë rezistencën e tyre, duke mos lejuar asnjë mjet të kompanisë të kalojë në rrugën që të çon drejt kantierit. Ata kërkojnë që punimet të ndalen, duke theksuar se hidrocentrali rrezikon përroin e Lusës, ujin e pijshëm, tokat bujqësore dhe jetesën e qindra familjeve. Tensionet janë shtuar pas vendimit të javës së kaluar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, që do të pezullonte përkohësisht punimet deri në përfundim të gjykimit për ligjshmërinë e projektit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?