Ndërtimi i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, nënshkruhet marrëveshja me BEI-n. Balluku: Lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe zv/presidenti i Bankës Europiane të Investimeve, Kyriakos Kakouris nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Nënshkruam marrëveshjen me Bankën Europiane të Investimeve, një tjetër partner me qeverinë shqiptare në projektin tonë madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”, u shpreh ministrja Balluku.

Zv/kryeministrja e cilësoi ndërtimin e kësaj linje prej 120 kilometrash, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin. “Do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave”, shtoi Balluku.

Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, ministrja Balluku bëri të ditur se segmenti Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor.

SHKARKO APP