Ndërtimi i shkollave, Veliaj: Fund mësimit me dy turne

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e shkollës së re në zonën e Kombinatit. Shkolla 9-vjeçare, “Betim Muço” është godina e dytë që nis të ndërtohet në kuadër të projektit për ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet, të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e mësimit me dy turne që vijon prej vitesh.

Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti.

“Më vjen mirë që pas shkollës “Hoxha Tahsin”, shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat është e dyta si pjesë e projektit për ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Duke filluar me këto dy shkolla të para dhe për të pasuar me shkollën “Kosova”, do të vazhdojmë gjatë këtij viti me hedhjen e themeleve për shkolla të reja. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të eliminojmë klasat me dy turne”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kryebashkiakut, është e vështirë të pretendohen qytetarë të mirë nesër dhe një Tiranë dinjitoze, nëse fëmijët nuk kanë kushtet normale në institucionet ku duhet të marrin dije.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka ardhur koha për një ndryshim radikal, ndaj do të vazhdojmë partneritetin publik-privat me ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Pasi firma të ketë mbaruar shkollën, do të fillojmë të paguajmë këstet. Kjo mënyrë ka funksionuar me sukses në shumë vende rreth nesh. Ka ardhur koha që të ecim përpara me këtë projekt”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi se shkolla e re do të ketë të gjitha ambientet e nevojshme për mësimdhënie, si edhe disa ambiente sportive të cilat do të vihen në shërbim të komunitetit.

Ai shtoi se investimet do të vijojnë edhe më tej me infrastrukturën e kësaj zone.

Shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat do të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 fëmijëve. Një tjetër ambient i nevojshëm, i cili do të vendoset në katin e dytë të ndërtesës, është biblioteka që do të ofrojë një ambient të qetë për çdo nxënës që do të studiojë. Shkolla do të ketë gjithashtu një palestër brenda standardeve, por edhe 3 terrene sportive të jashtme të cilat përveç shkollës do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit. Projekti përfshin edhe ndërtimin e ambienteve të gjelbërta në oborrin e shkollës.

Veliaj per shkollen e re ne Kombinat (3) Veliaj per shkollen e re ne Kombinat (5)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?