Ndërtimi i Unazës së Vogël, shkatërrohet godina e INSIG

Ka nisur të prishet godina e INSIG-ut, objekti i cili ka penguar prej vitesh ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit. Prishja e godinës do të bëhet në mënyrë graduale me qëllim mosdëmtimin e objekteve të tjera përreth saj.

Ndonëse segmente të tjera të Unazës se Vogël kanë përfunduar në këtë segment u ndërpre puna pasi pronarët nuk ishin dakord me shpronësimin që iu bë, duke e çuar çështjen në Gjykatën Administrative.

Por kjo e fundit e ka rrëzuar padinë e pronarëve dhe menjëherë pas kësaj Bashkia e Tiranës ka nsiur punën për shembjen e godinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?