Ndërtohet çerdhja e re në Elbasan, Balla: Domozdoshëri për fëmijët

Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet në qytetin e Elbasanit, një investim i “Agenzia Italiana per la Cooperazione Allo Sviluppo”, Save the Children dhe Bashkisë së Elbasanit.

E ndërtuar në pjesën jugore të qytetit, çerdhja do t’i shërbejë komunitetit të kësaj zone duke parashikuar të gjitha shërbimet që duhet të kenë institucione të tilla.

Përveç infrastrukturës e cila përfshin, ngrohje, kuzhinën, këndet e lojërave, çerdhja e re do të ketë gjithashtu dhomën e psikologut, dhomën e nënave, ku këto të fundit të ushqejnë foshnjat, pra një standard i cili duhet të përhapet në të gjitha çerdhet dhe kopshtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit pa nga afër punimet, të cilat janë drejt përfundimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij Balla tha se ky është një projekt i cili përmban në vetvete të gjithë asistencën e domosdoshme për fëmijët.

“Edhe kur vjen fjala për projekte me organizata të rëndësishme ndërkombëtare, apo qeveri partnere, Bashkia Elbasan zë një rol lider në këtë proces, po të kemi parasysh një projekt me të cilin Bashkia e Elbasanit përmbush një kërkesë të kahershme të banorëve të kësaj zone të Elbasanit të cilët prej vitesh kërkonin një çerdhe.

Ky është një projekt i cili përmban në vetvete të gjithë asistencën e domosdoshme për fëmijët, duke përfshirë këtu edhe psikologun e përditshëm, ushqimin, këndet e lojërave, ngrohjen, pra një edukim i plotë parashkollor, sipas të gjitha standardeve më të mira”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, aktualisht në Bashkinë e Elbasanit funksionojnë 3 çerdhe, “ndërkohë që nisur nga kërkesat në rritje të qytetarëve, kjo bashki është e angazhuar në shtimin e këtij shërbimi dhe ndërtimin e të tjera çerdheve, tashmë me standardet e kësaj çedheje”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?