Ndërtohet në Petrelë Parku i Besimit. 12 kompani ndërkombëtare paraqesin projektet e tyre

Është zhvilluar finalja e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Parkut të Besimit në Petrelë.

12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, kanë prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal të Tiranës, ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, por një faltore adhurimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së shpejti, do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq,  sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen për një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por ne duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni te qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt një shkrim i shenjtë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?