Ndërtohet xhami pa leje në Farkë, nuk dihet kush është investitori
Aktualitet E Shtunë, 1 Maj 2021 23:15
Katër persona u kapën në flagrancë duke ndërtuar një Xhami pa leje në zonën e Farkës. Procedimi është bërë nga policia e Tiranës e cila ka nisur hetimet se kush është investitori i objektit fetar Xhami që po ndërtohet pa leje.
Aktualisht punimet për ndërtimin e Xhamisë janë pezulluar ndërsa nën akuzë kanë përfunduar F.K 36 vjec, A.L 42 vjec, G.Sh 32 vjec dhe E.K 25 vjec të katër banorë të Fushë Krujës. A1 Report

