Ndërtuan pa leje 2 beach bare, në kërkim burrë e grua

Një çift nga Saranda janë shpallur në kërkim nga Policia, me akuzën se kishin zënë vijën bregdetare 412 metra pa kontratë në Ksamil, duke vendosur çadra dhe shezlongë, si dhe ndërtuan pa leje 2 beach bare. Uniformat blu sekuestruan 411 çadra dhe shezlongë. Sipas hetimeve të kryera në subjektin e këtyre shtetasve kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë, informoi sot policia.

SHKARKO APP