Ndërtuesit:Duam takim urgjent me kryebashkiakun Erion Veliaj
Erion Veliaj qe diten e pare mbajti nje premtim te bere publik para zgjedhjeve qe asnje leje nuk do jepet ne qender dhe pa u miratuar nje plan i detajuar urbanistik ne interes te qytetareve
Shoqata e ndërtuesve ka reagur pas vendimit për të bllokuar lejet e ndërtimit.Kreu i shoqatës së ndërtuesve Maksim Muçi i kërkon kryetarit te bashkise së kryeqytetit Erjon Veliajt një takim urgjent për të diskutuar mbi këtë çështje.
Ndërtuesit i kërkojnë kryebashkiakut Erjon Vleiaj një takim urgjent për të diskutuar mbi bllokimin e lejeve të ndërtimit dhe ceshtje te tjera qe shqetesojne industrine e ndertimit.Maksim Muçi kreu I shoqatës së ndërtuesve shprehet se nuk mund te diskutohet per leje ndertimi ne nje kohe kur ky sektor është i përfshirë nga kriza.
Maksim Muçi: Prandaj ne kërkojmë me doemos takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, mundësisht të japim një shembull, duke patur besimin e plotë që mund të zgjidhim këto gjera, në mënyrë që të saktsojmë dicka lidhur dhe me procedurat që mos ketë pengesa. Në këto kushte krize që të thuhet nuk punohet, aq më tepër në ndërtim që ka punuar me kursimet e vetë njerëzve, kjo është mungesë sensi.
Kreu i shoqatës së ndërtuesve deklaron se është i rëndësishem plani urbanistik përfundimtar .
Maksim Muçi: Ky është problemi më i madh. Urbanistika ka qenë dhe mbetet fare e paqartë me shumë probleme dhe që ndërtuesit kanë shumë pak dorë në këtë punë.
Por kryebashkiaku Veliaj duket strikt ne premtimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

