Ndeshja e futbollit “BE” dhe “BE e ardhshme”.Rama dhe kryeministri serb si sulmues. Merkel vezhguese e UEFA

 

Sipas të përditshmes serbe Tanjug, mes tyre  liderëve të Ballkanit dhe BE do të zhvillohet  ne Vjene  me 27 Gusht një ndeshje miqësore futbolli ku pjesë do të marrin edhe liderët e tjere të të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”. Kjo ndeshje miqesore behet ne Kuadrin e Samitit te vendeve te Ballkanit Perendimor inicuar nga kancelarja gjermane Merkel.

Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë Rama, Thaçi, Vuçic, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshic,homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak Crnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç. Rama, Vuçiç dhe Thaçi bashkë në një ekip, do luajne  futboll në Vjenë . Isa Mustafa, si kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE­së, do të jetë  pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelarja gjermane Merkel do te jete vezhguese e UEFA-s

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?