Ndeshja e kombëtares/ 10 km radhë makinash nga Lezha në Shkodër (FOTO/VIDEO)
Ndeshja e kombëtares shqiptare me Maqedoninë sot në Shkodër po pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët kuq e zi. Me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia pritet të marrin pjesë në përballjen mes dy skuadrave.
Të shumtë janë tifozët që po shkojnë nga qytetet e tjera të vendit drejt stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodrë. Pjesëmarrja e madhe ka krijuar dhe probleme me trafik. Raportohet se qarkullimi i mjeteve nga Lezha në Shkodër është bllokuar. Radha e automjeteve ka arritur në rreth 10 kilometra.
Me mijëra qytetarë kanë disa orë që presin që të hapet trafiku. Numri i madh i tifozëve ka bërë që radha e makinave të shtohet, siç shihet edhe në videot më poshtë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KBVzvZvdPj0&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Qe6RTF8V_yw&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″].
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8PijdKigmek&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

