Ndeshja e yjeve të Italisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë/ Veliaj: Lekët për të prekurit nga tërmeti
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që në 10 janar të jenë në Stadiumin “Arena Kombëtare”, për të ndjekur ndeshjen me yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Të gjithë të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. ”Bashkë me Andi Lilën, Sindikatën e Futbollistëve dhe FSHF-në, organizojmë një ndeshje ndryshe për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. Më 10 janar eja shiko yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në “Air Albania Stadium””, shkruan Veliaj në Twitter.
Bashkë me Andi Lilën, Sindikatën e Futbollistëve dhe FSHF-në, organizojmë një ndeshje ndryshe për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. 👏
Më 10 janar eja shiko yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në "Air Albania Stadium".
⚽️#BILETAT 👉https://t.co/ShIXUrEvLh pic.twitter.com/3JSebNyxPf— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) January 4, 2020
http://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do