Ndeshja Maqedoni-Shqipëri. Thirrje raciste në stadium: Dhoma gazi për shqiptarët
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 00:22
“Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrje raciste ne stadiumin e Maqedonisë
Në minutat e fundit të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri dëgjohen të tjera thirrje antishqiptare në stadiumin e Strumicës.
“News 24” raporton se, një grup tifozësh nga Prilepi nisën të bërtisnin në kor “Dhoma gazi për shqiptarët”. Kujtojmë që pjesa e parë e ndeshjes që nisi me vërshëllima kundër skuadrës shqiptare, përfundoi me porta të paprekura.

