Ndeshja me Serbinë, pronarët e lokaleve boshatisin ambientet: Po na bëhet dëm i madh ekonomik

Shqipëri-Serbi do të luhet këtë të shtunë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, ndaj kjo ka rritur edhe masat e sigurisë nga ana e Policisë. Për të parandaluar incidentet e mundshme, edhe pse në stadium nuk do ketë tifozë serbë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash të rrepta sigurie. Një prej tyre është edhe boshatisja e bizneseve në ambientet e stadiumit. Bizneset pranë “Arenës Kombëtare” ishin sot duke çmontuar rrethimet dhe tendat, pas kërkesës së Bashkisë Tiranë, IMT dhe Policisë, si pasojë e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Disa prej administratorëve të bizneseve shprehen se po u bëhet një dëm financiar i pajustifikuar, si rrjedhojë se ekipi i Serbisë nuk do të ketë as tifozë prezent.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?