Ndeshja Shqipëri-Izrael, DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Bëni kujdes

Këtë të premte në stadiumin e Elbasanit, luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Por nëse ashtu si çdo ndeshje policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e saj,

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më konkretisht DASH apelon për kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një postim në Twitter thuhet, “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45.

Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.

Kujtojmë se ndeshja me Izraelin është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?