Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, 900 policë rrethojnë “Loro Boriçin”

Rreth 900 forca policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, mbrëmjen e së hënës.

Policia e qytetit verior ka publikuar edhe planin e masave, zbatimi i të cilit do të nisë mëngjesin e së hënës, teksa në rrugët kryesore që të çojnë drejt stadiumit nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dy krahët.

Me qëllim shmangien e konfuzionit, hyrja e tifozëve në stadium do të nisë në orën 17, ndërsa policia bën apel që këta të fundit të jenë të pajisur edhe me mjet identifikimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në planin e masave parashikohen edhe kontrolle të vazhdueshme fizike, për të mos lejuar futjen e sendeve të paligjshme në stadium. Po ashtu, të gjithë dyqanet dhe lokalet përreth “Loro Boriçit” do të mbyllen pas orës 15.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sigurinë e personaliteteve, që do të jenë të pranishëm në stadium, në gatishmëri do të jenë edhe efektivë të Gardës së Republikës. Kjo është ndjeshja e parë zyrtare e kombëtares në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi”, ku interesimi i spektatorëve pritet të jetë maksimal.

Edhe për policinë, menaxhimi i kësaj ndeshjeje pritet të jetë një mini-test për takimet e ardhshme që do të zhvillohen po në këtë stadium.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?