Ndeshja Shqipëri-Serbi edhe si “ndeshje” mes 5 kryeministrave në tribunën VIP

 

 

Mediat rajonale po shkruajnë  se ndeshja Shqiperi-Serbi në Elbasan do të kthehet edhe në një takim rajonal mes kryeministrave të cilët do të jenë si tifozë në stadium. Bëhet fjalë për prezencen e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kreun e qeverisë së Shkupit, Nikolla Gruevskin, si dhe “surpriza e mbrëmjes”, një përfaqësues i lartë i qeverisë së Kosovës, ose Kryeministri Isa Mustafa ose ministri i Jashtëm Hashim Thaçi. 

Ndaj edhe për të qenë në rregull me UEFA e cila do të dërgojë tre oficerë sigurie në ndeshje , policia shqiptare ka angazhuar mijëra policë me uniformë si dhe agjentë sekretë. Nëse Shqiperia fiton me Serbinë shkojmë bindshëm drejt kampionatit europian. Në të kundërt shkojmë në playoff.

FSHF ka shpërndarë biletat duke i kaluar më parë në "sitën " e Policisë dhe SHISH në mënyrë që të  mos futen tifozë problematikë.

SHKARKO APP