FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja Tirana-Partizani, kaos në Elbasan

Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është shoqëruar me incidente, përpara nisjes zyrtare.

Mësohet se të dyja tifozëritë janë përplasur me njëra-tjetrën, përpara se të nisë derbi. Incidentet kanë kulmuar, me përdorimin e flakadanëve. Tifozët kanë hedhur flakadanë poshtë një makine dhe i vënë flakën automjetit.

Në vendngjarje, siç mund të shikohet është edhe policia. Efektivët kanë ndërhyrë, në momentin që duket se situata është tejet e agravuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se si pasojë e fishekzjarrëve është djegur dhe një lokal. Nga përplasja mes tifozëve mësohet se janë lënduar 2 persona. Forca të shumta policie janë rreth e qark stadiumit, për të mbajtur situatën nën kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?