Ndihmat për tërmetin, Meçe: Nuk do të vijnë lekë, por sipërmarrje

Inxhinieri Arben Meçe u shpreh në studion e emisionit “360 Gradë” se në Shqipëri nuk do të vijnë para. Sipas tij do të ketë sipërmarrje për ndërtimin e banesave të reja. Ai tha se për shkak se projekti është hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë, është vlerësuar nga Franca dhe Gjermania.

Arben Meçe: Ky material që ka vajtur në tavolinë është hartuar nga ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtar. Ky material ka të identifikuar shtëpitë e dëmtuara, nuk ke çfarë u vjedh këtyre shtëpive. Je i detyruar ti ndërtosh. Me këtë projekt ke shkuar dhe u ke thënë se nuk dua lekë unë. Dhe nuk do vijnë lekë në Shqipëri. Do vijnë sipërmarrje. Këtë projekt e ka vlerësuar Franca dhe ka dhënë vlerën 100 milion. Gjermania e ka vlerësuar dhe ki është dhënë një detyrë të merret me kanalizimet e ujësjellsave.

SHKARKO APP