Ndizet edhe Tirana, shqiptarët e veshur kuqezi mbushin klubet

Edhe Tirana është ndezur flakë në mbështetje të kuqezinjve që për herë të parë luajnë në një kampionat europian.

Ndeshja e Shqipërisë përballë Zvicrës po pritet me mjaft emocion nga tifozët.

“Tirana Fan Zone”, vendi i krijuar nga Bashkia e Tiranës që do të qëndrojë hapur përgjatë gjithë muajit për tifozët, është tejmbushur në pritje të ndeshjes që nis në 15:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë prej tifozëve janë të veshur kuqezi ndërsa në sfond mbizotëron muzika shqiptare, veçanërisht “Xhamadani Vija Vija” që ka shoqëruar kombëtaren tonë prej vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

 
http://www.dailymotion.com/video/x4ftl3o_kuqezinjte-ne-tirane_news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?