Ndjekje në det të hapur! Policia i vihet pas gomones që dyshohet me drogë në Karaburun
Aktualitet E Enjte, 16 Korrik 2020 12:39
E kërkuar ngaGuardia Di Finanzia Italiane dhe Policia shqiptare, mësohet se 7 mjete detare të policisë po ndjekin në det të hapur një gomone në gjiret e Karaburunit.
Dyshohet se gomonia ka lënë një sasi droge në brigjet italiane. Ajo po vëzhgohet nga një dron nga ajri.
Mjeti lundrues që po ndiqet nga policia ndodhet pranë gjirit të Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.