Ndjekje policeske makinës së vjedhur nga Tirana drejt Bulqizës
Policia është vënë në ndjekje të një makine të vjedhur, e cila nga Tirana po lëvizte drejt Bulqizës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:42 minuta të së shtunës (23 qershor), kur policia kishte marrë informacionin dhe kishte ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e këtij automjeti
“Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi, duke rrezikur edhe jetën e punonjësve të policisë. Ndodhur në këto kushte, Policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej”- informoi policia e Dibrës.
Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë.
Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policise
“Me datë 23.06.2018, rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se në Tiranë një automjet është vjedhur dhe po lëviz në drejtim të Bulqizës.
Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e këtij automjeti.
Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikur edhe jetën e punonjësve të policisë.
Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej.
Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë.
Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.”
KOHA JONË SONDAZH

