Ndjekje si në filma, detaje për të riun që shpartalloi postoblloqet

Të martën, policia ndoqi nga Devolli në Elbasan një makinë që drejtohej nga 23-vjeçari Alidron Shehu. Më në fund duke hedhur zinxhirë në rrugë, policia arriti ta ndalojë atë në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku u shkaktua dhe një aksident masiv me 5 të plagosur. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se 23-vjeçari ka qenë duke transportuar lëndë narkotike. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vrasës me pagesë. Po kështu ka dyshime se ai mund të ketë qenë nën efektin e drogës, ndaj edhe i janë marrë analizat në spital. 23-vjeçari ne dëshminë përpara grupit hetimor ka ngritur alibinë se “po e ndiqte një fuoristradë e zezë” ndaj është larguar me shpejtësi, duke i ikur policisë. /Abcnews/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?