Ndjekje si në filma dhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për disa të plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë pranë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd. Dyshohet se nga të shtënat me armë kanë mbetur disa persona të plagosur.
ABC News raporton se nga të dhënat e para dyshohet se një makinë është ndjekur nga Librazhdi dhe gjatë ndjekjes është qëlluar me armë.
Në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët po hetojnë nëse kemi të bëjmë me një atentat të mirë organizuar.
Mësohet se nga përplasja me armë kanë mbetur tre të plagosur. Dy prej të plagosurve janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Njëri prej të plagosurve është punonjës policie.