Ndjesia sikur po lëkundesh/ Psikiatria: Mos u merakos, rikthehu rutinës

Ne jemi mbërthyer nga një ankth kolektiv, që nga dita e martë, kur vendin e goditi tërmetet, që nuk kanë të ndalur. Njerëzit nuk janë të sigurtë, se si do të vazhdojë kjo forcë e natyrës që na gjeti të papërgatitur e sulmoi në befasi mekanizmat tonë emocionalë.

Arjana Rreli, mjeke psikiatre, thotë se e para duhet t’i rikthehemi rutinës së përditshme. Ajo që kaloi ka lënë gjurmën e vet, por nëse nuk e lëmë të kalojë, nuk mund të rigjejmë qetësinë. Psikiatria pohon se janë të shumtë njerëzit, që kërkojnë këshilla sidomos me telefon këto ditë. Veçanërisht nënat pyesin si t’i qetësojnë fëmijët. “Gjithçka që ka lidhje më tërmetin, p.sh. ndjesia sikur po lëkundesh, frika ndaj zhurmave që imitojnë tërmetin, gjendja e ankthit, të konsiderohen aktualisht normale, mos u shqetësoni”.

Doktoresha thotë se qetësia është përgjigja e gjithçkaje tani, megjithëse një gjë e tillë duket se ka humbur. “Duke ju referuar tërmetin tjetër që ra dje, shumica e njerëzve u shtruan më fraktura, pikërisht se nuk e kishin ruajtur qetësinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Psikiatrja këshillon që t’u shpjegojmë fëmijëve çfarë është tërmeti, krijojini idenë që është i mbrojtur dhe do ta kaloni bashkë vështirësinë, të flasi më shokët dhe shoqet dhe të ushtrojë sa më shumë aktivitete sportive, për të çliruar adrenalinën këto kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ajo thotë se ne kemi nevojë të informohemi, por edhe informacioni ka limitet e veta. “Nuk duhet të rrimë më orë të tëra, duke dëgjuar lajmë e parë video e komente. Lajmet sa vijnë e po keqësohen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?