N*do në Durrës, turisti përfundon në Polici

Një turist është bërë lajm në Durrës dhe ka shqetësuar komunitetin. Me çantë pas shpine, kapele, atlete dhe telefonin në dorë, janë ”veshja” e turistit. Panorama e pazakontë sigurisht që u pikas shumë shpejt nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan policinë.

Kjo e fundit e gjeti po në rrugë dhe e shoqëroi në komisariat. Më pas në spital psikiatrik nga ky rezultoi se 40-vjeçari ishte në gjendje depresive. Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.

“Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës. 40-vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?