Ndodh çudia në Grupin e PS-së, deputetja i thur elozhe Lulzim Bashës

Ndërkohë që nën urdhrat dhe shembullin personal të, Edi Ramës, deputetët e Partisë Socialiste nuk lënë rast pa sulmuar dhe demonizuar kreun e opozitës, një pjesëtare e tyre ka dalë nga rreshti dhe ka thënë hapur atë që mendon për Lulzim Bashën si politikanë.

Ajo është deputetja e PS-së në qarkun e Dibrës, Almira Xhembulla, e cila në një intervistë për ‘MyLiving’, e ka quajtur Bashën; ‘Politikan të konsoliduar dhe perëndimor’.

“Z. Lulëzim Basha tashmë është një politikan i konsoliduar dhe ai reflekton në njëfarë mënyre pjesën që është edukuar në perëndim. Ka një diskurs jo gjithmonë shumë të rëndë dhe mendoj që bën dallim nga paraardhësi i tij në këtë aspekt”, ka deklaruar deputetja e Dibrës, e cila pa mëdyshje do të ketë habitur me këto fjalë kolegët e vetë brenda grupit, i cili dihet se funksionon në rresht sipas direktivave të Ramës dhe Taulant Ballës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?