Ndodh edhe kjo: Në Vlorë pasaportat nxirren me emrat e personave të vdekur

Policia e Durrësit ka ndaluar një punonjës të gjendjes civile në Vllahinë të Vlorës, pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë regjistruar një shtetas me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte vdekur në 1997.

Në kuadër të opercionit policor “Ideniteti” u bë ndalimi i shtetasit R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjithashtu po ndiqet ne gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjese e gjendjes civile Durres për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanise ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?