Ndodh mrekullia, dy ilaçet që shëruan pacientët për 6 ditë

Kur pothuajse e gjithë Europa ka marrë masa të forta dhe shumë shtete janë në karantinë, lajmet për të shëruarit nga Covid-19, janë më të lexuar dhe kjo tregon se shpresa se vaksina finale për luftimin e Covid-19 do të jetë e afërt. Nga ana tjetër, deri sa të hidhet në treg vaksina, një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Studimi i kryer nga mjeku Didier Raoult në Francë tregoi se 100% e pacientëve që morën një kombinim të HCQ dhe Azithromycin u shëruan brenda 6 ditëve të trajtimit. Prova të reja tregojnë se CDC e dinte që të paktën 2005, që kloroku është i efektshëm kundër koronaviruseve. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shetet e Bashkuara të Amerikës ka aprovuar përdorimin e klorokinës për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Udhëzimet e fundit nga Koreja e Jugut dhe Kina raportojnë që hidroksilkroina dhe kloroku janë trajtime efektive terapeutike antivirale për koronavirusin e ri. Hydroksilklorina është një ilaç (tabletë) i lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955. Zakonisht përdoret sot për trajtimin e malaries, lupus sistemik erytematosus dhe artritit reumatoid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?