Ndodhi edhe kjo, një nxënëse 13 vjeçare godet me thikë 15 vjeçarin

Nje nxenes qellohet me thike nga nje nxenese. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne lagjen “18 Shtatori” ne Gjirokaster kur nxenesi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thike nga nje 13 vjecare nxenese e shkolles 9 vjeçare “KOTO HOXHI” ne Gjirokaster.

Sapo nxenesi eshte qelluar me mjetin preres eshte vene re nga kalimtare te rastit te cilet kane njoftuar policine dhe percjelle menjehere ne spital me makine te rastit. Policia menjehere ka kapur vajzen adoleshente agresore te cilen e ka shoqeruar ne ambjentet e policise nga ku do te merret ne pyetje ne pranine e psikologut.

Dyshimet e para te ketij akti jane se vajza 13 vjecare e ka kryer kete akt per xhelozi. Hetimet vazhdojne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?