Ndoka: 9 kushtet e Bundestagut ose bëjmë protesta

Protestat e opozitës do të vijojnë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një intervistë për ”Report Tv”, thotë se protesta është një armë në duart e qytetarëve për të treguar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë Rama. Kreu i PDK-së, shton se kushtet e Bundestagut dhe qëndrimi i Francës për shtyrjen e negociatave ishin një goditje e fortë për Ramën, si një mesazh i cili kërkon refklektim në formën e qeverisjes së vendit.

Deklarata e plotë

Lideri i opozitës Basha në të gjitha kontaktet ndërkombëtare ka kërkuar hapjen e negociatave. Ato kushte që u vendosëm nga Bundestagu ishin të rëndësishme edhe për opozitën. Ne nuk kemi një PO nga Gjermania, por hapi një dritë jeshile, që pas plotësimit të 9 kushteve mund të hapen negociatat. Ngritja e Gjykatës Kushtetues është një kusht themelor. Një prej pikave është edhe hetimi i zyrtarëve të lartë. Një tjetër kusht është miratimi i Reformës Zgjedhore

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta është një armë në duart e qytetarëve. Edhe opozita është në krahun e tyre. Protesta kombëtare do të ketë. Opozita do t;i thërrasë ato kur të ketë konsumuar të gjithë komunikimet. Nëse Rama nuk thërret një tryezë të përbashkët me opozitën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut, do përballet me pasojat e protestave. Ne kemi bërë maskimumin. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kryeministri nuk mund të rrëzohet vetëm me protesta, por janë një mënyrë për të treguar pakënaqësitë e popullit. Vendimi për shtyrjen e negociatave ishte një shuplakë për Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është e thënë që me protestat Rama nuk rrëzohet. Mund të ketë protesta të fuqishme që mund të rrëzojnë atë. Ne kemi një kryeministër që nuk ndikohet fare nga gjendja ekonomike e vendit. Ne nuk shohim që do të reflektojë. Pati një goditje edhe nga presidenti francez. Faktori ndërkombëtar nuk mund të godasë drejtpërdrejtë por mesazhi ishte i qartë që detyrimet nuk janë plotësuar. Është fati i madh që Bundestagu Gjerman janë në unison sa i takon 9 pikave. Politikat gjerman kanë një standard tjetër. Unë e kam kundërshtuar këtë sistem që kemi. Sot kemi emergjencë organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Duhet një debat i thellë për ndryshimin e sistemit. Nëse do kemi së bashku dy palë zgjedhje do ishte një gjë shumë e mirë. Janë të qarta tashmë edhe interferimet e ndërkombëtarëve. Nëse gjykatat e tjera kanë pasur ndikim nga korrupsioni, kushtetuesja nuk ka qenë nën këtë presion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?