Ndoka: S’ka zgjedhje pa opozitën, Rama ndodhet i vetmuar
Pas marrëveshjen që firmosi me PD, duke u bërë pjesë e koalicionit opozitar, kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një prononcim për mediat, tha se me këtë marrëveshje ndan të njëjtat vlera me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira e jo të manipuluara.
“Sapo firmosëm një marrëveshje me PD, pasi ndajmë të njëjtat vlera politike. Është një moment i rëndësishëm për ne, se tashmë e kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve nga presidenti, 30 qershori për politikën shqiptare është një moment i rëndësishëm , për të triumfuar vlerat reale te demokracisë, e për të kuptuar një herë e mirë nga mazhoranca se rregullat e lojës vendosen nga dy palët. Falënderova liderin e opozitës, zotin Basha dhe PD se ka ruajtur vlerat të përfaqësimit te e djathta shqiptare, ndryshe nga kundërshtarët politike, sot zoti Rama sot ndodhet i vetmuar, pavarësisht se i ka thirrur disa parti të cilët nuk i ka përjashtuar akoma për në koalicion, por sot u thotë që do konkurroj me ju. Ndryshe nga e majta e çoroditur, sot Basha po ndërton “ekipin kombëtar” me vlerat e veta, pa i blerë litarët si zoti Rama, por jemi bërë pjesë e ekipit me vlerat tona programore. Kurse Rama po tenton të ketë përballë ekipin e të rinjve që dështoi në parlament, po përpiqet me ekipin e vjetër të opozitës jashtë parlamentit, por besoj se edhe ky do jetë një dështim, i bëj thirrje Ramës që të kuptojë realitetin e politikës në vend, s’ka zgjedhje pa opozitën, sistemi demokratik funksionon mes dy palëve. jemi të vendosur që të zhvillojë zgjedhje të lira pa Edi Ramën kryeministër”, u shpreh Ndoka.
KOHA JONË SONDAZH

