Ndotja alarmante e mjedisit në Tiranë, Manjani: Krim
Pas raportit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, ku dha alarmin mbi ndotjen e mjedisit në Tiranë, ka reaguar ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Twitter, ish-Ministri duke marrë shkak nga alarmi që vjen në pikun e sezonit turistik, thotë se deklaratat politike vetëm sa shtojnë ndotjen. Këtë situatë, ish-Ministri e cilëson si një krim.
“Agjensia Kombëtare e Mjedisit deklaron ndotjen alarmante të mjedisit në Tiranë. Deklarat politike mbi të vetëm sa shtojnë ndotjen! Krim”, shkruan Manjani.
Agjensia Kombëtare e Mjedisit deklaron ndotjen alarmante të mjedisit në Tiranë! Deklaratat politike mbi të vetëm sa shtojnë ndotjen! Krim…
— Ylli Manjani (@yllimanjani) July 21, 2017

