Ndotja e paprecedentë – Ushtria “luftë” me ujërat e zeza në Ksamil, pastron dhe dizenfekton plazhin
Skandali me ujërat e zeza në plazhin e Ksamilit ka detyruar ushtrinë të marrë një operacion antindotje përgjatë ditës së djeshme.
Në pastrimin e tij janë angazhuar Forcat Detare të mbështetura dhe nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Gjirokastrës.
Në një postim në fb, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shkruan se falë ndërhyrjes së tyre, brenda pak orësh u bë e mundur parandalimi i përhapjes së ndotjes, por edhe pastrimi i detit, bregdetit dhe dizinfektimi i tij.
Pasditen e së mërkurës, tubacionet e ujërave të zeza shpërthyen në Ksamil, duke përfunduar në det. E gjithë hapësira e plazhit u ndot brenda pak minutash, ndërsa pushuesit u larguan të alarmuar.
Ngjarja ndodhi në plazhin “Gjiri Poda”, te “Tre ishujt”, ku ujërat e zeza pushtuan rrugët e qytetit dhe më pas edhe plazhin, duke ndotur ujin.
Mesohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën shpërthimin e ujrave të zeza, për të marrë më pas dhe masat e duhura.







/Oranews

