Ndotja nga mbetjet, banorët: Po helmohemi, të largohet plehrat

Dhjetra banorë të fshatit Rreth Tapi në Urën vajgurore kërkojnë largimin e vendgrumbullimit të mbetjeve nga fusha pranë lumit Devoll, ku ata kanë banesat. Sipas tyre, ndotja dhe kutërbimi prej plehrave ka prekur të gjithë fshatin me 2500 banorë. Në këtë zonë derdhen mbeturinat e bashkisë Kuçovë dhe Urës Vajgurore.

Dhjetra banorë të fshatit Rreth-Tapi në Urën Vajgurore kërkojnë largimin e vendgrumbullimit të mbetjeve nga zona ku ata banojnë.

Banorët thonë se prej vitesh, makina me mbetjet e bashkisë së Kuçovës dhe së fundmi edhe të Urës Vajgurore i derdhin pranë lumit Devoll, afër zonës së banuar dhe askush nuk ka ndërhyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, ndotja është alarmante.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori: Është zonë e banuar, kanë qenë tokat e fshatit Rreth-Tapi. Pastaj i mori në administrim Pyjorja. Këtu ka rreth 10 vjet që hidhen plehrat e Kuçovës dhe gjendja kjo është, siç e shihni dhe vetë. Është shumë mjerane, në mbeturina ushqehen kafshë, mbeturinat kur bie shi bien në lumë.

Banori: Ka 10 vjet që e vuajmë, ky nuk mund të quhet landfill kur as nuk përpunon, asgjë. Më e keqja është kur këtu ndizen mbeturinat, nuk mund të jetosh në fermë.

Banorët thonë se  e gjithë zona e fshatit Rreth Tapi, e populluar nga mbi 2500 persona,  ndotet nga plehrat, pirgjet e të cilave kanë zënë një sipërfaqe të madhe toke. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?