Ndreu: Lezha është një qendër e rëndësishme ekspeditash

Lezha është një nga qytetet me potencial të lartë arkeologjik që përbëjnë një vlerë të rëndësishme historike për qytetin dhe vendin. Sot u prezantua projekti “Hartografimi dhe Dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)”.

Kjo do t’i hapë rrugën “Planit të Menaxhimit Strategjik të Parkut Arkeologjik, Lezhë”, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme për zhvillimin ekspeditave arkeologjike.

Kryebashiaku Pjerin Ndreu tha se ky projekt që do të zbatohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Bashkinë e Lezhës. Drejtues i këtij projekti, do të jetë prof. dr. Neritan Ceka.

Për të me përfundimin e studimit i hapet rrugë ekspeditave të ndryshme arkeologjike që janë një potencial dhe vlerë e shtuar, për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të zonës së Lezhës.

SHKARKO APP