Ndreu: Po monitorojmë situatën në Lezhë, nuk ka asnjë të plagosur

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu raporton se fatmirësisht në Lezhë nuk ka pasur viktima. Deri tani sipas tij janë paraqitur në spital 15 persona kryesisht me gjendje ankthi dhe paniku.

 

“Bashke me stafin e Bashkise Lezhe jemi ne terren dhe po ndjekim me përparësi situatën. Po behet verifikimi i Shkollave, Kopshteve dhe qendrave shëndetësore,”-thotë kryebashkiaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkollat do jenë të mbyllura deri në inspektimin e secilës shkollë. Ndërkohë kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve. Bashkia Lezhë i bën thirrje qytetarëve të mos hezitojnë ti kontaktojnë në çdo çast.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?