Ndriçim i ri në rrugën “Mihal Grameno”, siguri për banorët (FOTO)

I gjithë blloku i banesave që shtrihet përgjatë rrugëve “Mihal Grameno” dhe “Budi” në Njësinë nr.2 është kthyer në një nga lagjet model të Tiranës.

Punimet e kryera së fundmi nga Bashkia Tiranë, në rindërtimin e këtyre rrugëve, por edhe në sistemimin e mureve rrethuese dhe trotuareve i ka dhënë banorëve të kësaj lagje jo vetëm kushte më të mira jetese por edhe më shumë siguri në lëvizje.

Kështu, pas punimeve në trupin e rrugës, ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë kanë nisur edhe zëvendësimin e gjithë rrjetit të ndriçimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shihet edhe nga fotot, ndriçuesit e vjetër po zëvendësohen me ndriçues të rinj, për ta bërë rrugën të dukshme dhe të sigurtë si ditën ashtu edhe natën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?