Ndryshime “drastike” me Paundin – Euro rifiton terren ndaj lekut, Dollari bie

Dita e martë ka pasur ndryshime të dukshme por edhe disi të papritura në tregun e këmbimit valutor. Krahasuar me ditën e ndjeshme ndryshimet më të theksuara janë vënë re tek Sterlina e cila duket se ka rimarrë veten pas një rënie të konsiderueshme.

Sipas të dhënave nga Credins Bank, Paundi britanik shkëmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 146 lekë krahasuar me 143.5 lekë ditën e djeshme. Pra, një rritje me plot 2.5 pikë, ndikuar kjo nga votimi për marrëveshjen Brexit qe do të mbahet sot.Monedha e eurozonës gjithashtu ka pësuar një rritje të lehtë prej 0.2 pikë duke kapur kuotën e 124.5 lekëve.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dollarin i cili krahasuar me ditën e djeshme ka pësuar rënie prej 0.1 lekësh për njësi duke u këmbyer kështu në kuotën  e 110.3 lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket monedhave të tjera, Dollari australian është rritur me 0.3 pikë duke arritur kuotën e 77.8 lekëve. Dollari kanadez nga ana tjetër ka mbetur po njësoj duke u këmbyer në pikat e këmbimit valutor me 82.2 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ulje ka pësuar edhe franga zvicerane me 0.2 njësi duke arritur kuotën e 109.2 lekëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?