Ndryshime në Partinë Socialiste. Eduard Shalsi shkon në Kukës, Pandeli Majko…

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila është drejtuar vetë nga Kryeministri Edi Rama.

Bëhet e ditur se është marrë vendimi që Eduard Shalsi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon, i cili vjen në Tiranë.

Në fokus të mbledhjes së sotme ishin zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

SHKARKO APP