Ndryshime në Policinë e Shtetit, Veliu firmos lëvizjet e shefave të komisariateve (EMRAT)

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur disa ndryshime në nivel shefash komisariatesh në disa qarqe të vendit.

Konkretisht Ylli Doda do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Durrës, ndërsa Arjan Doda Nëndrejtor i policisë së Qarkut Durrës.

Vullnet Sila shkon shef komisariati në Elbasan; Edmond Meshini shef i komisariatit numër 3 në Tiranë. Edvin Ndreu pritet që të marrë emërimin si nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu Henigert Mitri, i cili ishte shef komisariati në Burrel, shkon shef Komisariati në Fier. Në Burrel ndërkohë shkon shef Ilirjan Demaj. Ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu sipas burimeve pritet që Gentian Berberi të emërohet nëndrejtor i Policisë së Qarkut Vlorë. Eduard Sulejmani do të marrë drejtimin e Komisariatit Vlorë dhe Syrja Bello vjen në krye të komisariatit Sarandë. Më herët ka pasur ndryshime të tjera në qarqe. Kujtojmë këtu dhe largimin e shefit të komisariatit të policisë Shkodër pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?