Ndryshime në Qeverinë Rama, ja dy emrat që janë larguar

Ndryshime të reja në qeveri, e bëhet fjalë këtë radhë për dy zëvendësministre. Zëvendës ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo është liruar nga detyra.

Po kështu ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta. Nuk dihet motivacioni për lirimin e zv.ministres Voda dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta.

Të dy zëvendës ministret e morën detyrën në tetor të 2017-ës.  Shkurta ndërsa vinte nga bota e biznesit, si drejtuese e një kompanie, ndërsa Vodo ka qenë hulumtuese për politikat europiane pranë Parlamentit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?