Ndryshimet në Kodin Penal, një ditë burg kushton 6 mijë lekë!

Drafti i ndryshimeve në kodin penal, i cili pritet të kalohet në Kuvend për diskutime parashikon disa dispozita të reja për zëvendësimin të dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në arkën e shtetit.

Një ditë paraburgim baras me një ditë burgim. Një ditë paraburgim baras me shtate mijë lekë gjobë. Një ditë paraburgim baras me njëzet orë pune në interes publik. Sa i takon arrestit në shtëpi. një dite arrest shtëpie është e barabarte me një dite burgim. Një ditë arrest shtëpie është e barabartë me 3 mijë lekë gjobë.

Në draftin e ndryshimeve thuhet se një dite arrest shtëpie është e barabarte me 15 orë pune në interes publik. Kjo mënyrë përllogaritje duhet të zbatohet nga prokuroria e gjykatat në rast se ndryshimet në Kodin penal miratohen dhe hyjnë në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?