Ndryshimet në Kodin Rrugor, celulari ju heq patentën

Në rast se për mosvendosjen e rripit të sigurimit ndëshkohesh vetëm me gjobë, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit policia rrugore propozon që të pezullohet edhe patenta.

“Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”, deklaron Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore.

Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, 15.4% e numrit total të aksidenteve kanë ardhur si pasojë e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ku në 10.4% të rasteve kanë qenë aksidente me pasoja fatale për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet në Kodin Rrugor do të marrin disa muaj kohë me procedurat parlamentare. Krahas gjobës për celularët, që do variojë nga 5 mijë deri 15 mijë lekë, në Kod do të vendoset për herë të parë edhe gjoba këshilluese, e cila do të aplikohet për shoferët të cilët nuk kanë kryer me parë asnjë shkelje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?