Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Çështjen do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, foli në lidhje dakordësinë e arritur në Kuvend ditën e djeshme në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Basha njoftoi se ekspertët po përgatisin një draft për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Dje 2 palët u bashkuan në një parti e ju thanë jemi mirë me Ramën sepse dje nuk votuan për ju por për veten. Një Pazar i turpshëm që nuk harrohet e falet. Kurrë nuk ka qenë e qartë ndarja mes qytetarëve dhe kastës së vjetër të mbyllur.
Përballja finale tashmë është afër. Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”, tha Basha.

SHKARKO APP