Ndryshimet në kodin zgjedhor, draftet e PS dhe opozitës parlamentare të hënën te Ligjet
Komisioni i Ligjeve shqyrton të hënën në orën 11:00 amendamentet për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Opozita parlamentare është tërhequr nga hapja e listave 100%, pasi në draftin e tyre të depozituar të enjten në Kuvend ju le hapësirë kryetarëve të partisë që ta mbyllin listën deri në 1/3. Për këtë nismë, propozuesit e Grupit Demokrat gjejnë strehë tek Kushtetuta, pavarësisht se kjo ka qenë beteja e tyre për nisjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.
Ndërkohë drafti i Partisë Socialiste parashikon hapjen e listave 100%, por sipas formulës së PS, renditja e kandidatëve te vendosur ne fletë votimi nga cdo forcë politike, ndryshon vëtëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapelqyese më të madh sesa mesatarja e partisë qe del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti.
Konkretisht ky eshte nje kusht qe minimizon efektin e votave parapelqyese tipike te listave te hapura dhe qe ka shkaktuar edhe reagime te ashpra nga ana e opozitës, sipas te cilës de fakto me ketë sistem, PS nuk i hap fare listat.
Sipas draftit te PS çdo forcë politike paraqitet në KQZ 50 dite para zgjiedhjeve me nje lista ë shumeemerore me emrat e kandidateve te renditura nga partia. Pra kryetaret e partise vendosin ne pjesën e pare te listës kandidatet e favorizuar per fitore.
Per ta ndryshuar këtë renditje duhte qe nje kandidat i renditur ne pjesën e poshteme te listës, të marrë me shume vota parapelqyese se sa mesatarja e partise: kjo mesatare llogaritet duke ndarë numrin total të votave te marra nga nje forca politike në nië zona zgjiedhore me numrin e mandateve te fituar pra nga ajo forcë politike.
Pra shpërndarja e mandateve do të bëhet duke pasur parasysh 3 elementë; së pari, renditjen e kandidatëve në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat dhe, e treta, mesatarja e partise sipas cdo zone zgjedhore.
Pragu minimal parashikuar nga drafti i PS është 3% e votës së vlefshme në shkallë vendi, dhe 3% është identike si per nje koalicion si per nje një parti politike që konkurron e vetme në zgjedhje. Edhe ky prag u kritkua nga opozita, pse pretendohet qe ne ketë menyre do dalin nga skena shumica e forcave politike me te vogla qe asnjehere nuk mund ta kapin pragun e 3%
Deri në fund të shtatorit komisioni i posaçem parlamentar për reformen zgjedhore do të reflektoje mbi ndryshimet kushtetuese, teksa në keshillin politik ende nuk është arritur dakordesia për formulen e hapjes se listave.
Si mazhoranca dhe opozita parlamentit kane dëpozituar nga një draft për hapjen e listave.
Mazhoranca i ka lënë si afat opozites jashtë parlamentit për të reflektuar për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral deri me 30 shtator.
Përfaqësuesi socialist në këshillin politik, Damian Gjiknuri paralajmëroi se nuk do të presë pafund partinë demokratike pasi procesi nuk mund të mbetet peng pak muaj para zgjedhjeve të pergjithshme të 25 prillit.