Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Manjani: Ky është dallimi i propozimit tim me të Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një tjetër reagim për sa i përket ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor. Manjani bën me dije se pajtohet me proporcionalin rajonal por vetëm nëse vendi organizohet në 4 rajone.

Postimi i Manjanit

Në përgjigje të dy miqve që më sollën më vemendje qëndrimin tim të mëparshëm në favor të proporcionalit rajonal, por me numër të reduktuar qarqesh.

Po në thelb unë personalisht pajtohem edhe me proporcionalin rajonal, nëse vendi organizohet në 4 rajone.

Por gjithmonë këtë zgjidhje e kam menduar:

1. Si zgjidhje kompromisi politik, përgjatë dialogut

2. Të pranuar të paktën 1 vit para zgjedhjeve.

3. Me lista të mbyllura dhe,

4. Në asnjë rast në kurs përplasje me BE.

Ky është dallimi i mendimit tim me propozimin e Ramës.

SHKARKO APP