Ndryshimet në lejen e qarkullimit rrugor, Gonxhe: Nuk do jetë me detyrim

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka prezantuar ndryshimet e bëra në lejen e qarkullimit rrugor. Gonxhe nënvizon se këto ndryshime reflektohen pozitivisht në xhepat e qytetarëve shqiptarë, por edhe të vetë institucionit pasi ka një kosto më të ulët. ”Nuk është me detyrim, është vetëm për mirë, është fitore në dy krahët. Do ulim kostot nga krahu jonë dhe nga ana e qytetarëve. Nëse paguanin 3500 lekë të reja, madje lejen ndërkombëtare e rinovomin çdo 3 vjet dhe tani më qytetari s’ka më nevojë për këtë leje. Do paguajë 2100 lekë. Jemi më lirë se rajoni, pa skadencë, nuk ka vula të koalidimit. Do jetë e detyrueshme për ata që do të marrin leje të re. Nëse doni të vazhdoni me lejen e vjetër jeni të lirë të vazhdoni deri sa të doni”, tha Gonxhe.

Avantazhet direkte për qytetarët

Sot paguhet 3,500 lekë së bashku për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! DPSHTRR po përgatit procedurën teknike për lëshimin, personalizimin e dokumentit të ri unik që do kushtojë 2,100 lekë, -40%!
Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)
Leja e re përfshin të dhëna shtesë qiradhënësi mjeti dhe përdoruesi mjeti dhe do gjenerohet përmes sistemit të ri elektronik, platforma e re eDPSHTRR!
Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! (Hiqet një dokument, fitohet kohë)
Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!
Leja e re përmban elementet e sigurisë të detyrueshme nga Direktiva si: ëatermark – ose logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – ose fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – ose logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – ose stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga proleja e qarkdhuesi me dizajn të personalizuar!

Leja e re do ketë edhe elementë të tjerë sigurie shtesë si QR code i personalizuar drejtpërdrejt nga sistemi i ri eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim ose grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme të dritës, etj! Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit të mjeteve gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim dhe për çdo verifikim nga autoritetet e kontrollit brenda/jashtë vendit! (ndryshe nga leja aktuale)

Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari që udhëton jashtë vendit lehtësohet nga kosto e angari kohore, sepse sot i duhet që çdo 3 vjet të kërkojë e paguajë leje ndërkombëtare!

Sqarim plotësues

Leja e re, sapo të jetë disponibël, do jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!
Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen, kohë e para, qytetarëve!
(Investimi teknologjik i personalizimit në çdo sportel, tërësisht nga DPSHTRR!)

SHKARKO APP